Zjarri i madh mbrëmë afër Strugës, flasin banorët
(last modified Sun, 24 Apr 2022 06:19:59 GMT )
Prill 24, 2022 08:19 Europe/Tirane
  • Zjarri i madh mbrëmë afër Strugës, flasin banorët

Zjarri që shpërtheu mbrëmë në malin mbi lagjen turistike Elen Kamen, afër Strugës është lokalizuar dhe situata është plotësisht nën kontroll, tha për Alsat komandanti i zjarrfikësve të Strugës, Feti Mazari.

Nuk ka më asnjë rrezik as për vikend shtëpitë as për hotelet. Kryetari i bashkësisë lokale në Elen Kamen, Emil Poloski, për Alsat tha se nuk ka më asnjë rrezik për shtëpitë. Era e jugut e ka përhapur mbrëmë zjarrin deri pranë shtëpive, e veçanërisht kritike ka qenë rreth orës 01:00 kur zjarri është afruar në njërën prej shtëpive por është lokalizuar menjëherë. Banorët me të cilët ka kontaktuar Alsat mbrëmë thonë se natën e kanë kaluar zgjuar, nga frika për jetën dhe pasurinë e tyre, por se tani situata është e mirë. Sipas informacioneve fillestare, zjarri ka nisur nga shkëndija e telave nga shtyllat elektrike./ Alsat.mk

Tags