Dëbohen disa terroristë të tjerë Monafekin nga Iraku
(last modified Tue, 03 May 2016 19:30:00 GMT )
May 03, 2016 21:30 Europe/Tirane
  • MEK
    MEK

Disa gra të grupit terrorist MEK janë dëbuar sërish nga Iraku.

Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, një grup femrash anëtare të grupit terrorist MEK ditën e martë nën monitorimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, janë larguar nga aeroporti ndërkombëtar i Bagdadit drejt një vendi të huaj.

Qeveria irakiane ka rënë dakord me Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që grupi terrorist MEK të qëndrojë në bazën Liberty në Bagdad derisa të transferohen në një vend tjetër sipas një programi të caktuar. Terroristët e grupit MEK do të transferohen në vendet skandinave dhe në Shqipëri. Pasi qeveria shqiptare është shprehur u gatshme për pranimin e terroristëve të MEK, në Shqipëri janë dërguar pjesëtarë të këtij grupi në tre faza. Grupi terrorist MEK ka bashkëpunuar me Sadamin në vitin 1991 për shtypjen e kundërshtarëve në zonat jugore të Irakut dhe është përgjegjës për vrasjen e kurdëve dhe për këtë arsye populli irakian kërkon dëbimin e terroristëve të këtij grupi nga Iraku.

 

Tags