Kroacia kundërshton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO
(last modified Thu, 19 May 2022 06:09:52 GMT )
May 19, 2022 08:09 Europe/Tirane
  • Kroacia kundërshton anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO

Presidenti i Kroacisë deklaroi se, ashtu si Turqia, ai është kundër anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO).

Sipas IRNA, Zervan Milanovic ka një mosmarrëveshje të mprehtë me kryeministrin e Kroacisë, Andrei Plenkoviç, për disa çështje, duke përfshirë mbështetjen e aplikimit të Suedisë dhe Finlandës për anëtarësim në NATO".  Milanovic të mërkurën tha: Kroacia duhet të kundërshtojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Ai shtoi se përpara se parlamenti kroat të miratojë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, parlamenti duhet t'i kërkojë Bosnjës të ndryshojë ligjet e saj zgjedhore për ta bërë më të lehtë zgjedhjen e aleatëve nacionalistë kroato-boshnjakë në postet kryesore qeveritare. Ai tha se kishte bërë thirrje për një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare për shkak të problemit të kroatëve në Bosnje dhe Hercegovinë, por nuk kishte marrë përgjigje nga qeveria. Sipas ligjeve aktuale të zgjedhjeve kroate, përfaqësuesit kroatë priren të zgjidhen me votën e myslimanëve boshnjakë të njohur si "boshnjakë" dhe Zagrebi po kërkon një rishikim të situatës.  Presidenti i Kroacisë lidhur me këtë tha: E kam thënë edhe më parë. Për mua, kroatët në Bosnje janë më të rëndësishëm se i gjithë kufiri ruso-finlandez. Turqia, ndërkohë, ka kundërshtuar anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u tha anëtarëve të parlamentit se zgjerimi i NATO- s për ne do të kishte kuptim kur të respektohen ndjeshmëritë tona.  Ndërsa neve na kërkohet të mbështesim anëtarësimin e këtyre vendeve në NATO, ato japin mbështetje për organizatat terroriste si PKK dhe kjo do të thotë kontradiktë.  Duke iu referuar indirekt Finlandës dhe Suedisë, Erdogan tha: Ju nuk na dorëzoni anëtarë të grupeve terroriste dhe pastaj na kërkoni të mbështesim anëtarësimin tuaj në NATO. Për të pranuar një anëtar të ri në këtë koalicion ushtarak, është e nevojshme të arrihet një konsensus midis të gjithë anëtarëve; Kështu, teorikisht, Turqia është në gjendje të parandalojë pranimin e Suedisë dhe Finlandës. Suedia dhe Finlanda kanë dorëzuar dje zyrtarisht kërkesën e tyre për anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në selinë e kësaj organizate ushtarake në Bruksel të Belgjikës.  Jens Stoltenberg i quajti historike aplikimet e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim, duke i quajtur të dy vendet partnerët më të afërt të bllokut, anëtarësimi i të cilëve do të rriste sigurinë e përbashkët të NATO-s. Ministria e Jashtme e Rusisë në një deklaratë tha se Rusia do të ndërmarrë veprime për të kundërshtuar kërcënimin e anëtarësimit të Suedisë në aleancë, duke pasur parasysh kushtet e anëtarësimit të këtij vendi në NATO.

Tags