Kosova bëhet me linjë të re ajrore me një shtet evropian
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i128322-kosova_bëhet_me_linjë_të_re_ajrore_me_një_shtet_evropian
Kosovës nga sot iu shtua edhe një linjë e re ajrore me një shtet evropian, Poloninë. Në terminalin e ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është inauguruar sot fluturimi i parë Varshavë-Prishtinë-Varshavë, raporton KosovaPress.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 07, 2022 07:57 Europe/Tirane
  • Kosova bëhet me linjë të re ajrore me një shtet evropian

Kosovës nga sot iu shtua edhe një linjë e re ajrore me një shtet evropian, Poloninë. Në terminalin e ri të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, është inauguruar sot fluturimi i parë Varshavë-Prishtinë-Varshavë, raporton KosovaPress.

Përfaqësuesit të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Polonisë, kanë vlerësuar se hapja e linjës ajrore është e rëndësishme për fuqizimin e marrëdhënieve politike dhe ekonomike mes këtyre dy shteteve. Szymon Szynkoëski, sekretar i shtetit në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Polonisë, theksoi se linja e re ajrore mundëson rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe kulturor ndërmjet Polonisë dhe Kosovës. Szynkowski shtoi se Polonia do të vazhdojë të mbështes Kosovën për integrim në Bashkimin Evropian. “Ky është një hap i rëndësishëm për ‘Polish airlines’, por po ashtu edhe për marrëdhëniet Kosovë-Poloni, sa i përket aktiviteteve në regjionin më të gjerë të Ballkanit. Nuk është vetëm një hap konsistent i kompanisë që ka për qëllim që të fuqizojë tregun evropian, por po ashtu kjo tregon ehe për angazhimin e Polonisë në regjion dhe më gjerë. Jam i bindur që kjo linjë e re do të bëhet një lloj zbërthyesi për bashkëpunimin ekonomik dhe kulturor ndërmjet Polonisë dhe Kosovës. Në vitin 2008, kemi qenë ndër të parët që e kemi njohur Pavarësinë e Kosovës, sot ne vazhdojmë që të mbështesim aspiratat tuaja evropiane dhe po ashtu edhe në konsolidimin e Kosovës në nivel regjional”, theksoi Szynkowski.