Heqja e vizave për Turqinë dhe Serbinë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i128798-heqja_e_vizave_për_turqinë_dhe_serbinë
Turqia dhe Serbia anulojnë vizat mes tyre.
(last modified 2026-03-28T22:46:51+00:00 )
Qershor 16, 2022 20:54 Europe/Tirane
  • Heqja e vizave për Turqinë dhe Serbinë

Turqia dhe Serbia anulojnë vizat mes tyre.

“Që tani e tutje, qytetarët e dy vendeve do të mund të udhëtojnë drejt Turqisë dhe Serbisë pa pasaportë dhe vetëm me karta kombëtare”, tha ministri i Jashtëm turk Mevlüt Çavuşo‌lu në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun e tij serb Nikola Lalakovi. Ministri i Jashtëm turk vuri në dukje edhe synimin për rritjen e tregtisë së jashtme mes dy vendeve në pesë miliardë dollarë, duke shtuar: Ne po shkojmë drejt objektivit të 5 miliardë dollarëve në tregtinë e ndërsjellë mes dy vendeve.  Në vitin 2021, vëllimi i tregtisë mes Turqisë dhe Serbisë arriti në dy miliardë dollarë. Në tremujorin e parë të këtij viti, tregtia mes dy vendeve u rrit me 31 për qind.