Forumi i Prespës për dialog, liderë nga Ballkani mblidhen në Ohër
(last modified Sun, 19 Jun 2022 06:16:20 GMT )
Qershor 19, 2022 08:16 Europe/Tirane
  • Forumi i Prespës për dialog, liderë nga Ballkani mblidhen në Ohër

Udhëheqës të vendeve të Ballkanit Perëndimor mblidhen sot dhe nesër në Forumin e Prespës për Dialog. Ky forum organizohet në qytetin e Ohrit.

Tema e kët vit është: “Ndërtimi i së ardhmes së Ballkanit Perëndimor në arkitekturën moderne evropiane të sigurisë”. Nga Kosova merr pjesë presidentja Vjosa Osmani, ndërsa të pranishëm do të jenë edhe presidentët e kryeministrat e Sllovenisë, Serbisë dhe Malit të Zi. Presidenti dhe kryeministri i Shqipërisë nuk do të marrin pjesë. Gazetari i “Euronews Albania”, Benjamin Arifi raporton se të pranishëm në këte forum do jenë Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, dhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Ndërsa, Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi do të mbajë një fjalim online. Gjithashtu, edhe Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski do të ketë një fjalim para liderëve, përmes një lidhjeje me video. Ndër temat e diskutimit në këtë forum do të jenë ndërtimi i paqes në Europë, agjenda e gjelbër, gratë në qeverisje dhe gjenerata e re e Ballkanit Perëndimor. Përmes Forumit shënohet katër vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, e cila i ka dhënë fund mosmarrëveshjes për emrin midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë.

Tags