“Shkundet” qeveria, Abazoviç: Jam gati të jap dorëheqje
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i129862-shkundet_qeveria_abazoviç_jam_gati_të_jap_dorëheqje
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka thënë të enjten në mbrëmje se është i gatshëm të japë dorëheqje.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 15, 2022 04:49 Europe/Tirane
  • “Shkundet” qeveria, Abazoviç: Jam gati të jap dorëheqje

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka thënë të enjten në mbrëmje se është i gatshëm të japë dorëheqje.

Mediet vendase shkruajnë se deklarata erdhi teksa Abazovic ka komentuar njoftimin e Partisë Mali i Zi Demokratik, e cila paraprakisht tha se ai duhet të japë dorëheqje pas zgjedhjes së organeve të drejtësisë. Sipas tyre, partia e Aleksa Beçiqit mendon se gjëja më e mirë për Malin e Zi do të ishte që Abazoviç të jepte dorëheqjen nga posti i kryetarit të Qeverisë së 43-të pas zgjedhjes së organeve gjyqësore. Abazoviç tha se në parim e mbështet qëndrimin i cili i bëri thirrje Kuvendit që të mos shqyrtojë iniciativat e mundshme për shkurtimin e mandatit para se të zgjidhen katër anëtarë të Këshillit Gjyqësor dhe së paku një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese. “Të gjithë duhet të kemi një konsensus më të gjerë për zhbllokimin e gjyqësorit, Gjykatës Kushtetuese,… Le të kontribuojmë të gjithë për këtë dhe të themi: ‘Mirë, po shkojmë për zgjedhje të reja, qeveri, ridizajnim apo ndonjë model tjetër’. Por para kësaj, le të bëjmë një punë të përbashkët. Nëse kolegët e mi nga demokratët, nëse e kam interpretuar saktë njoftimin, nëse ka ndonjë rrugë… jam i gatshëm të jap dorëheqje”, citohet të ketë thënë Abazoviq për TV “Vijesti”. qeveria e Abazoviçit kohët e fundit mbeti pa mbështetjen e shumicës në parlament kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) bëri të ditur se Qeveria ka humbur mbështetjen e kësaj partie për shkak të, siç e gjykuan, “braktisjes së agjendës evropiane”. Abazoviç është kritikuar më së shumti për pranimin e nënshkrimit të kontratës shtetërore me Kishën Ortodokse Serbe.