Rrëzohet dekreti për Butrintin, Meta kundër marrëveshjes për menaxhimin privat
Korrik 15, 2022 04:48 Europe/Tirane
Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit.
Në votim morën pjesë 101 deputetë, 72 prej të cilëve votuan kundër, 27 pro dhe 2 abstenuan. Meta ktheu në Kuvend marrëveshjen për Butrintin pasi sipas tij cenonte interesin e shqiptarëve. Sipas Metës Butrinti është përgjegjësi e shtetit dhe nuk mund të heqë dorë dhe t’ia kalojë OJF-ve.
Tags