Rrëzohet dekreti për Butrintin, Meta kundër marrëveshjes për menaxhimin privat
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i129866-rrëzohet_dekreti_për_butrintin_meta_kundër_marrëveshjes_për_menaxhimin_privat
Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 15, 2022 04:48 Europe/Tirane
  • Rrëzohet dekreti për Butrintin, Meta kundër marrëveshjes për menaxhimin privat

Kuvendi ka rrëzuar dekretin e presidentit Ilir Meta për marrëveshjen e menaxhimit të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Në votim morën pjesë 101 deputetë, 72 prej të cilëve votuan kundër, 27 pro dhe 2 abstenuan. Meta ktheu në Kuvend marrëveshjen për Butrintin pasi sipas tij cenonte interesin e shqiptarëve. Sipas Metës Butrinti është përgjegjësi e shtetit dhe nuk mund të heqë dorë dhe t’ia kalojë OJF-ve.