Greqia do të kthejë së shpejti naftën e vjedhur të Iranit
(last modified Wed, 27 Jul 2022 07:32:13 GMT )
Korrik 27, 2022 09:32 Europe/Tirane
  • Greqia do të kthejë së shpejti naftën e vjedhur të Iranit

Ambasada iraniane në Greqi njoftoi se së shpejti do të fillojë transferimi dhe kthimi i naftës së vjedhur iraniane.

Sipas Isna-s, Ambasada e Republikës Islamike të Iranit në Athinë të martën në Tëitter shkroi: “Gjykata e Lartë e Greqisë, si autoriteti më i lartë gjyqësor i këtij vendi, konfirmoi gjithashtu vendimin e Gjykatës së Apelit në favor të Iranit.  Së shpejti do të nisë operacioni i transferimit dhe kthimit të naftës së vjedhur iraniane në anijen Lana. Më 25 maj të këtij viti, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara, Greqia sekuestroi cisternën ruse të naftës Lana, e cila transportonte 700 mijë fuçi naftë iraniane. Qeveria greke pranoi se kapi dërgesën me kërkesë të Departamentit të Thesarit të SHBA-së, por nuk specifikoi pse vendi vendosi të përmbushë kërkesën e Uashingtonit. Pas këtij veprimi të Greqisë, autoritetet iraniane protestuan ashpër për këtë çështje dhe theksuan se e konsiderojnë këtë si një pirateri detare. Me presionin e vazhdueshëm të qeverisë iraniane, Greqia më në fund ra dakord të lirojë ngarkesën e naftës dhe gjykata e vendit lëshoi ​​një urdhër për të anuluar sekuestrimin e cisternës së naftës.

Tags