Vuçiç-serbëve të Veriut: Faleminderit që e ruajtët emrin dhe mbiemrin
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i130436-vuçiç_serbëve_të_veriut_faleminderit_që_e_ruajtët_emrin_dhe_mbiemrin
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një deklaratë pas mesnatës të së dielës tha se Serbia do të përballet me luftën më të madhe politike në ditët në vijim.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 01, 2022 03:53 Europe/Tirane
  • Vuçiç-serbëve të Veriut: Faleminderit që e ruajtët emrin dhe mbiemrin

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç në një deklaratë pas mesnatës të së dielës tha se Serbia do të përballet me luftën më të madhe politike në ditët në vijim.

Teksa foli pas vendimit për shtyrjen e reciprocitetit të targave dhe letërnjoftimeve Vuçiç la të kuptohej se kjo kishte ndodhur pas këmbënguljes së vazhdueshme të Serbisë te ndërkombëtarët. Presidenti i Serbisë falenderoi serbët në Kosovë për vetëpërmbajtjen e tyre, shkruan Euronews Serbia. “Një falenderim i madh serbëve nga Kosova për përmbajtjen dhe guximin e tyre. Na pret lufta më e vështirë politike. Faleminderit për ruajtjen e emrit dhe mbiemrit serb në Kosovë. Dua të falënderoj ata që e përkrahën Serbia”, tha Vuçiç. Ai falëndëroi edhe Ministrinë e Jashtme të Rusisë për reagimin. “Po punojmë për qetësim. Gjithçka që mundemi, si mundemi. Sado e vështirë të jetë, nuk do të ketë dorëzim dhe Serbia do të fitojë”, ka thënë Vuçiç në një intervistë për TV Pink.