Sveçla: Hapen pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak pas heqjes së barrikadave
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i130478-sveçla_hapen_pikat_kufitare_në_jarinjë_dhe_bërnjak_pas_heqjes_së_barrikadave
Pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në veri të Kosovës janë të hapura për qytetarët dhe liria e lëvizjes është e plotë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 02, 2022 05:37 Europe/Tirane
  • Sveçla: Hapen pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak pas heqjes së barrikadave

Pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në veri të Kosovës janë të hapura për qytetarët dhe liria e lëvizjes është e plotë.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla përmes një postimi në rrjetet sociale. Sveçla u shpreh se barrikadat e vendosura në mënyrë ilegale mbrëmjen e së dielës nga serbët, janë hequr nga vetë ata. Sipas tij, grupe të maskuara e me armë të gjata të cilët udhëhiqen nga Beogradi dhe të ardhur nga Serbia, kanë sulmuar qytetarët duke i rrahur brutalisht dhe të njëjtit kanë gjuajtur sot edhe ndaj zyrtarëve policorë me qëllim të vrasjes së tyre. Ai theksoi se sulme ishin të përgatitura që një kohë të gjatë e këto përgatitje kulmuan nga takimet në Beograd e në Rashkë