‘Nxirrni listën e spiunëve’, Kuvendi kërkesë Autoritetit për administratën
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i130794-nxirrni_listën_e_spiunëve’_kuvendi_kërkesë_autoritetit_për_administratën
Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve që të bëjë publike listën me emrat e ish-bashkëpunëtoreve të Sigurimit të Shtetit të cilët punojnë në administratën publike.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Gusht 10, 2022 04:28 Europe/Tirane
  • ‘Nxirrni listën e spiunëve’, Kuvendi kërkesë Autoritetit për administratën

Kuvendi i kërkon Autoritetit të Dosjeve që të bëjë publike listën me emrat e ish-bashkëpunëtoreve të Sigurimit të Shtetit të cilët punojnë në administratën publike.

Kërkesa e Kuvendit i është bërë Autoritetit në rekomandimet e përvitshme që jepen në raportin vjetor që miratohet në Parlament. Kjo kërkesë e Kuvendit është bërë pak javë para se në vend të shpërthente diskutimi dhe debati që përfshiu edhe kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Debati nisi pas kërkesës së Autoritetit të Dosjeve që i kërkoi Kuvendit të ndryshonte ligjin për dosjet, pasi dyshonte se politikane që kanë marrë certifikatat e sigurisë kanë dosje në Sigurimin e Shtetit, duke aluduar për ish-presidentin Meta.