Nuk do ta njohim Kosovën, thotë ambasadori i Greqisë në Serbi
(last modified Fri, 12 Aug 2022 05:35:04 GMT )
Gusht 12, 2022 07:35 Europe/Tirane
  • Nuk do ta njohim Kosovën, thotë ambasadori i Greqisë në Serbi

Greqia nuk po ndryshon qëndrim dhe nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Kështu u shpreh ambasadori i Greqisë në Beograd Giorgos Giakofotakis për median serbe, Tanjug. “Gjatë vizitës së tij të fundit në Beograd më 3 qershor, Ministri i Punëve të Jashtme Nikos Dendias përsëriti se qëndrimi i Greqisë mbetet i pandryshuar dhe se ajo nuk ka ndërmend të njohë pavarësinë e Kosovës”, tha ambasadori. Greqia, bashkë me Spanjën, Sllovakinë, Qipron dhe Rumaninë janë pesë vendet anëtare të Bashkimit Evropian të cilat ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Më 31 korrik, u shkaktuan tensione në veri të Kosovës për shkak të vendimit për zbatimin e reciprocitetit të targave dhe letërnjoftimeve për serbët e veriut. Këta të fundit bllokuan rrugët në shenjë proteste duke përdorur mjete të tonazhit të rëndë. Reciprociteti është shtyrë për në datën 1 shtator.

Tags