Turqia thekson zgjidhjen e problemeve me Greqinë përmes diplomacisë
(last modified Sat, 01 Oct 2022 14:00:29 GMT )
Tetor 01, 2022 16:00 Europe/Tirane
  • Turqia thekson zgjidhjen e problemeve me Greqinë përmes diplomacisë

Ministri i punëve të jashtme të Turqisë theksoi domosdoshmërinë e përdorimit të diplomacisë për zgjidhjen e problemeve me Greqinë.

Kjo është në kohën kur presidenti i Turqisë së fundmi në përgjigje të një pyetjeje për mundësinë e një sulmi ushtarak ndaj Greqisë deklaroi: "Ndoshta ky sulm do të ndodhë brenda një nate".

Ministri i punëve të jashtme të Turqisë, Mevlut Çavusoglu, duke iu referuar deklaratave të zyrtarëve grekë për mbështetjen e "këtij apo atij vendi" ndaj Athina, deklaroi: "Të gjithë ata që po mbështesin Greqinë tani nesër nuk do të jenë me Athinën. Ne jemi dy vende fqinje dhe problemet ekzistuese duhet t'i zgjidhim me diplomaci".

Duke kujtuar se presidenti turk priti kryeministrin grek në Stamboll më 14 mars dhe u arrit një marrëveshje shumë e mirë mes dy palëve, Çavusoglu shtoi: "Le t'i zgjidhim problemet tona me diplomaci dhe të mos përfshijmë vende të treta në këtë drejtim".

Ministri i punëve të jashtme të Turqisë tha: "Ne ramë dakord në Stamboll, por Greqia refuzoi të zbatojë marrëveshjen pas 15 ditësh, nuk kemi dyshim se fshehja e Greqisë pas Bashkimit Evropian nuk do ta ndihmojë këtë vend".

Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë i kanë shtyrë të dy vendet deri në pikën e konfliktit ushtarak. Athina ka akuzuar vazhdimisht Turqinë për shkelje të hapësirës ajrore greke. Ankaraja akuzoi së fundmi Greqinë për ndjekjen e avionëve luftarakë të ushtrisë turke nga sistemet ruse S-300.

Tags