Sot protestë, pedagogët: Kërkojmë kthimin e dinjitetit të punonjësve universitarë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i132842-sot_protestë_pedagogët_kërkojmë_kthimin_e_dinjitetit_të_punonjësve_universitarë
Ashtu siç dhe kishin paralajmëruar, pedagogët do të zhvillojnë një protestë në Tiranë, ku kërkojnë plotësimin e disa kushteve në universitete.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Tetor 05, 2022 05:17 Europe/Tirane
  • Sot protestë, pedagogët: Kërkojmë kthimin e dinjitetit të punonjësve universitarë

Ashtu siç dhe kishin paralajmëruar, pedagogët do të zhvillojnë një protestë në Tiranë, ku kërkojnë plotësimin e disa kushteve në universitete.

Pedagogu Peter Saraçi, në një intervistë për Euronews Albania, tha se 80% e pedagogëve në Shkodër janë pro protestës, ndërsa shtoi se ditën e nesërme një pjesë e tyre do i bashkohen protestës. “Ne si sindikatë  i jemi bashkua protestës në Tiranë. Kemi vendosur që një përfaqësi e jona të udhëtojë drejt Tiranës ku do të deklarojmë mbështetjen e grevës, do të tregojmë dhe statistikat e petencionit. 80% e pedagogëve në Shkodër janë pro protestës. Janë disa pika për kthimin e dinjitetit të punonjësve universitarë. Nga ana tjetër pedagogu Elior Vila, tha se edhe pedagogët në Elbasan janë pro protestës. “Duke marrë në konsideratë kërkesat, apo pikat e përcaktuara nga ana e sindikatës shohim se janë kërkesa mjaft realiste duk filluar nga rritja e pagave, mbështetja për kërkim shkencor, pagesa e orëve sumplementare”- tha Vila.