Rama: Raporti i Dick Marty është ‘fake news’ më i madh
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i133232-rama_raporti_i_dick_marty_është_fake_news’_më_i_madh
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po i drejtohet sot Këshillit të Evropës në Strasburg. Kryeministri shqiptar gjatë këtij adresimi pritet të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Martyt, dhe Këshilli i Evropës t’i shpallë të pabazuara akuzat e këtij raporti për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 12, 2022 13:05 Europe/Tirane
  • Rama: Raporti i Dick Marty është ‘fake news’ më i madh

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po i drejtohet sot Këshillit të Evropës në Strasburg. Kryeministri shqiptar gjatë këtij adresimi pritet të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Martyt, dhe Këshilli i Evropës t’i shpallë të pabazuara akuzat e këtij raporti për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Rama do të prezantojë para Këshillit të Evropës një rezolutë të Shqipërisë, që kërkon që akuzat e raportit të Martyt të konsiderohen “të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte”.

“Ia vlen t’ia nisim me Shqipërinë, e që ka lidhje më të shkuarën e një vendi dhe zhvillimin në të ardhmen dhe lidhjet mes vendeve të Ballkanit, me vendet e BE-së”, kështu e filloi fjalën e tij, kryeministri Rama.

“Lufta për ju është kujtim i largët, por për ne është plagë që ende dhemb e që kërkon të shërojmë. Nën ombrellën e madhe të këtij institucioni, i cili e përcakton veten si organ udhëheqës në kontinent, kujtesa historike nuk mund të merren lehtë faktet nuk duhet të cenohen nga lojërat e pushtetit. Në dekadat e fundit institucionet ndërkombëtare kanë qenë faktorë ndërmjetësues në konfliktet në Ballkan", tha Rama.

Ai tha se Shqipëria vijon të ndërtojë të ardhmen, ndërsa lufton trashëgimin e së shkuarës të zhvillimit të institucioneve demokratike, ndërkohë që ndiqet nga fantazmat e autoritarizmit, vijon të ndërtojë një marrëdhënie solide me fqinjët e saj përfshirë Serbinë, e cila jo shumë larg më parë konsiderohej armik për vdekje, por tashmë është partner në nismën strategjike për ‘Ballkanin e Hapur’”.

Rama: Kosovën duhet ta quani Kosova e jo 'Kosovo' 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalën e tij në Këshillin e Evropës, ka thënë se ka ardhur momenti që Kosova të shkruhet “Kosova”, ashtu siç e ka emrin, dhe jo si “Kosovo”.

“Ka kombe ne historinë e botës që jetojnë të gjithë jetën duke mbrojtur lirinë e tyre, të rrethuar nga dhuna e gënjeshtrat apo hipokrizia ndërkombëtare që bën sehir, ata shpresojnë të rezistojnë për aq kohë sa munden, ky është rasti i Ukrainës, e ky është rasti i Kosovës disa dekada më parë. Sa i zellshëm është Putin për të hequr paralele mes Krimesë dhe Kosovës, provat nuk e mbështesin, nuk ka asnjë paralele mes Kosovës dhe Krimesë, por mes Ukrainës dhe Kosovës, të nisni t’u mësoni edhe organizmave të tjera ndërkombëtarë që ta shkruajnë Kosova jo Kosovo, është Republika e Kosovës”, tha Rama.

Rama: Pretendimet e Raportit të Dick Martyt të pavërtetuara

Kryeministri Rama tha se Raporti i Dick Marty është ‘fake news’ më i madh që është shpërndarë ndonjëherë.

“Raporti përmendte me emër drejtues të lartë të UÇK dhe i akuzonte për krime të tmerrshme, përfshirë edhe trafikim organesh. Por, ai raport nuk provoi asnjë nga akuzat. Unë jam këtu sot jo sepse ne nuk e dinim që ky është lajmi më i tmerrshëm i shpërndare ndonjëherë, i shpërndarë këtë herë nga Këshilli i Evropës por pritëm me durim për të parë akuzën zyrtare. Ato janë pretendime tërësisht të pavërtetuara të një ish-kryeprokurore në kërkim të shitjeve të mëdha të librit të saj, që çoi në një mocion e më pas në një raport që më pas u shndërrua në një rezolutë të kësaj Asambleje Parlamentare, e që në fund çoi në krijimin e Prokurorisë Speciale që kërkon të dënojë drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Rama.

RTKlive