Konjufca pranoi raportin e Komisionit Evropian për Kosovën
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i133936-konjufca_pranoi_raportin_e_komisionit_evropian_për_kosovën
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Tomáš Szunyog, nga i cili ka pranuar Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, publikuar më 12 tetor 2022.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 26, 2022 13:07 Europe/Tirane
  • Konjufca pranoi raportin e Komisionit Evropian për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Ambasadorin Tomáš Szunyog, nga i cili ka pranuar Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, publikuar më 12 tetor 2022.

Kryetari Konjufca e njoftoi Ambasadorin Szunyog përkitazi me punën e deritashme, arritjet, planet dhe sfidat e Legjislaturës së VIII-të, teksa ka përmendur përmbushjen e konsiderueshme të agjendës legjislative, pastaj miratimin e Rregullores së re të Punës, pas më shumë se një dekade përpjekjesh, si dhe miratimin e disa ligjeve shumë të rëndësishme që lidhen me Agjendën e Reformave Evropiane, që prej kohësh nuk kishin arritur të miratoheshin.Është e rëndësishme të theksohet fakti se Kuvendi vetëm gjatë sesionit pranveror të këtij viti ka arritur të miratoi 87 ligje, shifër kjo më e larta e arritur gjatë një sesioni, tha Kryetari i Kuvendit.Duke folur për Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën, Kryetari Konjufca vlerësoi se dokumenti në fjalë pasqyron progresin e arritur si asnjëherë më parë dhe po ashtu shërben si udhërrëfyes për institucionet tona shtetërore që të angazhohen edhe më shumë në përmbushjen e detyrave, sidomos në ato fusha ku mund të bëhet më shumë.Tutje, Kryetari i Kuvendit njoftoi se ditëve në vijim do t'i shqyrtojnë dhe analizojnë gjetjet e Raportit dhe përmes një plani të posaçëm veprimi do t'i adresojnë të gjitha të gjeturat, duke thënë se Kuvendi i Republikës së Kosovës është i përkushtuar për t’i adresuar të gjitha rekomandimet e Komisionit Evropian.

"Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe vazhdimin e mbështetjes së legjislativit në funksion të avancimit të agjendës së përbashkët evropiane", thuhet në komunikatën e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

RTKlive