Berisha: 12 nëntori, dita e gjyqit popullor ndaj Ramës
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i134224-berisha_12_nëntori_dita_e_gjyqit_popullor_ndaj_ramës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se 12 nëntori, që përkon me protestën e opozitës, do të jetë dita e gjyqit popullor ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 01, 2022 07:56 Europe/Tirane
  • Berisha: 12 nëntori, dita e gjyqit popullor ndaj Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi se 12 nëntori, që përkon me protestën e opozitës, do të jetë dita e gjyqit popullor ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij.

 Gjatë fjalës së tij, në seancën plenare në Kuvend, Berisha ftoi të gjithë qytetarët në protestë për të rrëzuar qeverinë. Sipas Berishës, mazhoranca nuk mendon për qytetarët, por vetëm për pushtetin e saj.  “12-a është dita e gjyqit, gjyqit popullor. Vrimë miu nuk do gjesh atë ditë, dil po deshe, do të gjejmë aty ku je, edhe zyrën do të ta tregojmë. Nuk ka parlament si ky, nuk ka. Ke këtu, një grup super hajnash dhe një turmë që u mban iso këtyre. Si mund të rrini ju me këta?  Këta mendojnë vetëm si të mbajnë karrigen e tyre, derisa t’ua përmbysim karriget atyre. Qytetarë, 12 nëntori është dita juaj, dita e së vërtetë shqiptare, ju ftoj kudo që jeni, brenda dhe jashtë Shqipërusë, të përzëmë këtë bandë nga pushteti”, theksoi kryedemokrati.