Çfarë ndodh pas largimit të serbëve nga institucionet në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i134446-Çfarë_ndodh_pas_largimit_të_serbëve_nga_institucionet_në_kosovë
Përfaqësuesit serbë në Kosovë kanë vendosur të shtunën e 5 nëntorit që të mos jenë më pjesë e institucioneve të këtij shteti.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 06, 2022 03:38 Europe/Tirane
  • Çfarë ndodh pas largimit të serbëve nga institucionet në Kosovë

Përfaqësuesit serbë në Kosovë kanë vendosur të shtunën e 5 nëntorit që të mos jenë më pjesë e institucioneve të këtij shteti.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se dorëheqjet përfshijnë pozitat në Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës, dhe ato të gjyqësorit e Policisë së Kosovës në veri.Katër komunat me shumicë serbe në veri janë: Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku.Pse?Sepse serbët e Kosovës nuk e mbështesin vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe, në targat RKS – Republika e Kosovës.Besohet se në Kosovë janë rreth 10.000 makina me targa serbe.Goran Rakiq, kryetari i Listës Serbe, ka thënë pas një takimi me dyer të mbyllura se, vendimi do të zbatohet deri në momentin kur Qeveria e Kosovës të tërheqë vendimin për riregjistrim të makinave dhe të respektojë marrëveshjet e Brukselit.Zhvillimet e 5 nëntorit në veriNga 1 nëntori deri më 21 prill të vitit të ardhshëm, Qeveria e Kosovës mëton të finalizojë planin në tri faza për riregjistrimin e makinave me targa ilegale serbe në RKS.Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshjen për lëvizje të lirë, më 2011.Kush ka dhënë dorëheqje?Goran Rakiq, kryetar i Listës Serbe ka dhënë dorëheqje nga pozita e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës. Dorëheqje kanë dhënë edhe 10 deputetë serbë nga ulëset në Kuvendin e Kosovës, dhe pjesëtarët serbë të gjyqësorit dhe Policisë së Kosovës në rajonin e veriut.