Konjufca: Deputetët që dhanë dorëheqje do të zëvendësohen/Video
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i134500-konjufca_deputetët_që_dhanë_dorëheqje_do_të_zëvendësohen_video
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufuca tha se deputetë e Listës Serbe të cilët e kanë dorëzuar dorëheqjen, do të zëvendësohen, ashtu siç edhe parashikon ligji. Këto komente kryeparlamentari Konjufca i bëri pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 07, 2022 10:10 Europe/Tirane
  • Konjufca: Deputetët që dhanë dorëheqje do të zëvendësohen/Video

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Galuk Konjufuca tha se deputetë e Listës Serbe të cilët e kanë dorëzuar dorëheqjen, do të zëvendësohen, ashtu siç edhe parashikon ligji. Këto komente kryeparlamentari Konjufca i bëri pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë.

“Kanë ardhur shkresat e dorëheqjes së Listës Serbe, e në ketë situatë s’kemi ndryshe si të veprojmë, pos siç e thotë ligji, e në ketë rast ligji është i qartë. Karakteri i dorëheqjes së tyre është i parevokueshëm kështu që do të procedojmë sipas ligjit, e ligji thotë që ata të zëvendësohen”, deklaroi kryeparlamentari kosovar.

Konjufca tha se për dorëheqjen nga legjislativi të deputetëve nga Lista Serbe,  do t’i drejtohet presidentes, e ajo pastaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për të parë se si do të procedohet më tej.

Ndryshe, sipas KQZ-së, ligjvënësit e dorëhequr zëvendësohen me ata që janë në listën e pritjes nga lista zgjedhore.  

E nëse edhe ata që janë në listë të pritjes për deputetë refuzojnë, atëherë siç tha Konjufca, do të përsëritet ky proces deri në plotësimin e vendeve në Kuvend. “Unë mendoj se me këtë ngjarje nuk ka ndodhur kurrfarë rrezikimi i rendit kushtetues të Kosovës”, deklaroi kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, tha se Qeveria nuk ka nevojë që të lëshoj pe sa i përket vendimit për targat. 

Tahiri pas mbledhjes së Kryesisë, shtoi se kjo situatë duhet që të trajtohet seriozisht, por që e përshkroi si çështje të ndërlikuar dhe se zgjedhjet do të ishin zgjidhej.

“Është e nevojshme që si grupe parlamentare ta trajtomë më seriozisht situatën në veri. Targat si një vendim puro teknik na është kthyer në problem të sigurisë në vend. Dorëzimi i mandateve nga Lista Serbe është shumë problem, tani KQZ duhet të trajtojë në listë njerëzit tjerë”, ka thënë Tahiri.

Shefi i GP të AAK-së, pas mbledhjes foli edhe për ligjin për buxhetin, i cili tha se po i dëmton një pjesë të madhe të komunave, ndërsa e konsideron tejet të rëndësishëm miratimin e Ligjit për pagat.

RTK