Abazoviç: Mali i Zi dhe Franca së bashku për paqe dhe përparim
Kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik, Dritan Abazoviç, deklaroi se Mali i Zi dhe Franca bien dakord për një politikë që mbron paqen, progresin, vlerat evropiane dhe tranzicionin ekologjik.
Abazoviç mbrëmë ka qenë mysafir i presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij në Pallatin Elysee në Paris dhe më pas ka njoftuar në Twitter se Mali i Zi dhe Franca janë dakord se nuk ka zgjidhje mes luftës dhe paqes.“Ne zgjedhim paqen. Franca dhe Mali i Zi së bashku për përparimin, vlerat evropiane dhe tranzicionin ekologjik”, ka shkruar Abazoviç.Ai mori pjesë dje në Forumin e Paqes në Paris dhe Macron shtroi një darkë në Pallatin Elysee për pjesëmarrësit e takimit, krerët e shteteve dhe qeverive dhe krerët e organizatave ndërkombëtare.