Kurti takohet me Lajçak në Prishtinë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i136052-kurti_takohet_me_lajçak_në_prishtinë
I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, më 6 dhjetor do të qëndrojë në Prishtinë, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 06, 2022 08:42 Europe/Tirane
  • Kurti takohet me Lajçak në Prishtinë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, më 6 dhjetor do të qëndrojë në Prishtinë, ku do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Takimi Kurti-Lajçak do të nisë në orën 09:00, njoftoi Qeveria e Kosovës. Vizita e Lajçakut në Kosovë do të zhvillohet një ditë pasi zyrtari i lartë i BE-së qëndroi në Beograd, ku u takua me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Lajçak tha se me Vuçiç diskutoi për normalizimin e raporteve midis Kosovës dhe Serbisë, por edhe për tema të tjera, përfshirë edhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucionet e Kosovës. Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, tha se me të dërguarin e bllokut foli për dialogun që ndërmjetësohet nga BE-ja, por edhe për problemet me të cilat po përballen serbët e Kosovës “për shkak të lëvizjeve të njëanshme dhe jolegjitime të Prishtinës”.