EULEX konfirmon sulmin me bombë ndaj patrullës vëzhguese së tij
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i136318-eulex_konfirmon_sulmin_me_bombë_ndaj_patrullës_vëzhguese_së_tij
Një bombë çorientuese (shok-bombë ) është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it mbrëmjen e kaluar (10.12) në afërsi të Rudares, konfirmojnë nga EULEX-i. Derisa thuhet se nuk ka të lë nduar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 11, 2022 08:51 Europe/Tirane
  • EULEX konfirmon sulmin me bombë ndaj patrullës vëzhguese së tij

Një bombë çorientuese (shok-bombë ) është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it mbrëmjen e kaluar (10.12) në afërsi të Rudares, konfirmojnë nga EULEX-i. Derisa thuhet se nuk ka të lë nduar.

“Konfirmojmë se një bombë çorientuese (shok-bombë) është hedhur ndaj një patrulle vëzhguese të EULEX-it mbrëmjen e kaluar (10.12) në afërsi të Rudares. Asnjë zyrtar i Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it nuk është lënduar dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në  njoftimin pë r media të  EULEX-it.

EULEX dënon sulmet e tilla, thuhet në  njoftim.

“Ky sulm, si dhe sulmet ndaj zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës, janë të papranueshme. Ne i dënojmë fuqishëm aktet e dhunshme të kryera nga persona të armatosur në pjesën veriore të Kosovës, përfshirë kundër komunitetit ndërkombëtar”.

EULEX konfirmon vazhdimësinë  e mbështetjes së  stabilitetit të  Kosovë s, si dhe kontributin pë r sigurinë  e popullatë s nga të  gjitha komunitetet,

 “EULEX-i do të vazhdojë të punojë me vendosmëri për ta mbështetur stabilitetin e Kosovës, në kuadër të mandatit që e ka, si dhe të kontribuojë për sigurinë e popullatës nga të gjitha komunitetet”, theksohet ne njoftim.

Në  fund apelohet për përmbajtje nga veprime të  tilla dhe dënim të  autorë ve të  kë tyre veprave.

“Apelojmë te të gjithë ata që janë përgjegjës që të përmbahen nga veprime të tjera provokuese si dhe iu bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që autorët t'i sjellin përpara drejtësisë”, mbyllet njoftimi I EULEX’it.

RTKlive