Vuçiç: Barrikadat në Veri nuk i urdhëroi Beogradi
Dhjetor 12, 2022 04:33 Europe/Tirane
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se “është i tronditur me deklaratat e disa zyrtarëve evropianë që kanë bërë thirrje për largimin e barrikadave”.
“Askush prej Beogradit nuk i ka urdhëruar barrikadat”, tha ai. Vuçiç porositi serbët në veri se sulmet mbi misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR, dhe atë të BE-së, EULEX, “nuk guxojnë të ndodhin”. Ai tha se ka marrë garanci nga KFOR-i dhe Evropa se “nuk do të ndërmarrin veprime të dhunshme kundër demonstruesve”. “Do të vazhdojmë të bisedojmë me ta”, tha Vuçiç. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha më herët se pret që KFOR-i t’i largojë barrikadat në veri. Shtetet e Bashkuara bënë po ashtu thirrje për çmontimin e tyre.
Tags