Përfundon protesta e të djathtëve serbë në Jarinje
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i136718-përfundon_protesta_e_të_djathtëve_serbë_në_jarinje
Ka përfunduar tubimi në Jarinje, në anën e territorit serb, i organizuar nga e ashtuquajtura organizata  “Atdhetarët serbë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Serbe”.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 19, 2022 06:48 Europe/Tirane
  • Përfundon protesta e të djathtëve serbë në Jarinje

Ka përfunduar tubimi në Jarinje, në anën e territorit serb, i organizuar nga e ashtuquajtura organizata  “Atdhetarët serbë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Serbe”.

Më shumë se 100 pjesëmarrës në këtë tubim nuk janë lejuar nga policia e Serbisë  ta kalojnë kufirin për të hyrë në Kosovë. Shumë prej tyre kanë qenë me maska, ndërsa përveç pankartave dhe flamujve të Serbisë, janë dëgjuar këngë nacionaliste dhe brohoritje “Kosova është Serbi”. Në mesin e të tubuarve ka pasur edhe shtetas rusë. Pas më shumë se dy orëve ata janë shpërndarë, ndërsa  ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe mes vetë grupeve pjesëmarrëse. Ngjarjen nga Jarinja e kanë  përcjell gazetarë nga Serbia dhe Rusia, ndërsa gazetarët shqiptarë për shkak të bllokadave nuk kanë pasur mundësi të mbërrijnë në pikën kufitare në Jarinje.