Mjekët e EULEX-it ekzaminojnë të paraburgosurin Dejan Pantiq
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i137032-mjekët_e_eulex_it_ekzaminojnë_të_paraburgosurin_dejan_pantiq
Një ekip mjekësor i EULEX-it, të shtunën në mbrëmje, i ka bërë një ekzaminim shëndetësor ish-policit të arrestuar, Dejan Pantiq.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 25, 2022 10:27 Europe/Tirane
  • Mjekët e EULEX-it ekzaminojnë të paraburgosurin Dejan Pantiq

Një ekip mjekësor i EULEX-it, të shtunën në mbrëmje, i ka bërë një ekzaminim shëndetësor ish-policit të arrestuar, Dejan Pantiq.

Këtë e konfirmoi shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars-Gunnar Wigemark.

“Me kërkesë të autoriteteve përgjegjëse të Kosovës, një ekip mjekësor i EULEX-it dje në mbrëmje ekzaminoi z. D.P, i cili është ndaluar nga Policia e Kosovës”, deklaroi shefi i EULEX-it.

“Ky është ekzaminimi i dytë mjekësor i D.P., kryer nga një ekip mjekësor i EULEX-it”, shkroi ai.

“E para u zhvillua një javë më parë”, deklaroi  Wigemark në Twitter.

Ish pjesëtari i Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq,  ndodhet në paraburgim në afat prej 30 ditësh, nën akuzat për përfshirje në demolimin dhe hedhjen e shok-bombave në zyrat e Komsionit Komunal Zgjedhor në Mitrovicën e Veriut.

RTKlive