Haradinaj: Të ndalen menjëherë sulmet në Veri
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dënuar sulmet në Veri ndaj gazetarëve, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Haradinaj është shprehur se sulme të këtilla duhet të ndalen menjëherë. “Dënojmë ashpër sulmet e vazhdueshme në veri të vendit ndaj gazetarëve dhe forcave të rendit, Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe Eulexit. Këto sulme, sikur ky i sotëm ndaj gazetarëve të Klan Kosova, janë të patolerueshme dhe duhet që të ndalen menjëherë! Njëherësh, kërkoj nga organet përgjegjëse të jenë më vigjilentë për të garantuar sigurinë fizike të gazetarëve, në mënyrë që t’iu mundësohet të punojnë të lirë nga kërcënimet. Sulmuesit të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë!”, shkroi Haradinaj në Facebook.