Mbyllja e vendkalimit kryesor të Kosovës me Serbinë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i137226-mbyllja_e_vendkalimit_kryesor_të_kosovës_me_serbinë
Pika kryesore kufitare mes Kosovës dhe Serbisë është mbyllur për shkak të problemeve në veri të vendit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 29, 2022 04:17 Europe/Tirane
  • Mbyllja e vendkalimit kryesor të Kosovës me Serbinë

Pika kryesore kufitare mes Kosovës dhe Serbisë është mbyllur për shkak të problemeve në veri të vendit.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters; Mes dy vendeve ka tre pika kufitare por që nga 10 dhjetori pas protestave të fundit në Kosovë një prej pikave më të rëndësishme kufitare është mbyllur nga serbët. Protesta e fundit erdhi disa orë pasi Serbia vendosi ushtrinë e saj në gatishmërinë më të lartë pas disa javë tensionesh të rritura midis Beogradit dhe Prishtinës. Sipas mediave të Beogradit; Serbët të martën me një kamion dhe disa traktorë të martën bllokuan mijëra qytetarë të Kosovës që punojnë jashtë vendit që të kthehen në shtëpitë e tyre për festat e Vitit të Ri, duke krijuar një pengesë në pikëkalimit Merdar në kufirin lindor të Kosovës me Serbinë. Vendkalimi i Merdarit në Kosovë, i cili ka lidhje hekurudhore ndërkombëtare, është shumë i rëndësishëm përsa i përket transportit të mallrave. Ndërkohë, në një deklaratë të përbashkët, Evropa dhe Shtetet e Bashkuara me qëllim për të ulin tensionin në rajon, nga autoritetet e Kosovës dhe Serbisë kërkuan vetëpërmbajtje. Zyrtarët evropianë dhe amerikanë kontaktuan presidentin serb Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe thanë: Ne kërkojmë nga të gjithë të ushtrojnë vetëpërmbajtje maksimale dhe të marrin masa të menjëhershme për të ulur përshkallëzimin e tensioneve dhe të përmbahen nga provokimet, kërcënimet apo frikësimet.  Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që t'i japin fund protestave kundër qeverisë së Prishtinës, duke i garantuar ata se do të kenë imunitet nga ndjekja penale. Serbët në veri të Kosovës për rreth tre javë kanë bllokuar rrugët me barrikada, pasi policia e Kosovës arrestoi ish-policin Dejan Pantic. Lirimi i tij ishte një nga kërkesat kryesore të protestuesve. Kosova, ku shqiptarët janë shumicë, pas luftës së viteve 1998-1999 në vitin 2008 me mbështetjen e Perëndimit dhe ndërhyrjes së NATO-s për të mbrojtur qytetarët me origjinë shqiptare, shpalli pavarësinë nga Serbia. Qeveria e Prishtinës, ka kërkuar ndihmën e forcave paqeruajtëse të NATO-s “KFOR” për largimin e pengesave rrugore, por kjo forcë nuk lejohet që të veprojë në këtë çështje. Kosova shpalli pavarësinë e saj nga ish-Republika Jugosllave e Serbisë në vitin 2008, por Serbia nuk heq dorë prej saj.  Evazioni rus ndaj Ukrainës i ka shtuar një dimension të ri ngërçit dhe tani pas disa javësh përshkallëzim të tensioneve midis autoriteteve të Kosovës dhe pakicës lokale serbe, ushtria serbe është vënë në gatishmëri.