Kolona të gjata në dalje në kufirin Kosovë-Serbi
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i137606-kolona_të_gjata_në_dalje_në_kufirin_kosovë_serbi
Fluksi i madh i bashkatdhetarëve që kanë mësyrë kthimin në vendet evropiane pas pushimeve të fundvitit në vendlindje ka bërë që të shkaktohen kolona të gjata në pikat kufitare me Serbinë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 05, 2023 09:40 Europe/Tirane
  • Kolona të gjata në dalje në kufirin Kosovë-Serbi

Fluksi i madh i bashkatdhetarëve që kanë mësyrë kthimin në vendet evropiane pas pushimeve të fundvitit në vendlindje ka bërë që të shkaktohen kolona të gjata në pikat kufitare me Serbinë.

Në Merdar pritjet për të kaluar kufirin janë deri në 3 orë, derisa kolona e automjeteve është 1,5 km. Situatë e njëjtë është edhe në pikëkalimin kufitar te Dheu i Bardhë.

Ndërkaq, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Punëve të Brendshme në orën 10:12, pritjet në Jarinjë janë rreth dy orë, derisa në Mutivodë e Muçibabë pritjet për dalje nga Kosova shkojnë deri në 1 orë e gjysmë.

E pritjet për hyrje në Kosovë janë 3 deri në 5 minuta.

RTKlive