Janar 10, 2023 13:15 Europe/Tirane
  • Kurti: Komunat të shpenzojnë buxhetin me llogaridhënie

Kryeministri Albin Kurti, në  takim me kryetarët e komunave të Kosovës, e ku përveç tyre, morën   pjesë edhe ministrat, Hekuran Murati, Artane Rizvanolli e Elbert Krasniqi, deklaroi se qëllimi i kësaj mbledhjeje, është thellimi i bashkëpunimit dhe zgjërimit të komunikimit mes Qeverisë dhe komunave.

Kurti u shpreh se buxheti i Kosovës për vitin 2023, do të jetë mbi 3.2 miliardë euro dhe kjo do të thotë se për nivelin komunal, do të ketë rritje prej 100 milionë euro, krahasur më vitin paraprak.

“Duhët fokusuar që shpenzimi i ketij buxheti të jetë i hapur, transparent dhe llogaridhënës”, tha kryeministri Kurti.

Ai ka thënë se gjatë vitit 2022 Qeveria ka përmirësuar dukshëm imazhin e vendit duke bërë kështu që Kosova të fillojë të çlirohet nga korrupsioni.

Ai deklaroi se me qëllim të mbështetjes së fermerëve,  vitin e kaluar, Qeveria ka ndarë  mbi 70 milionë euro për 28 mijë fermerë.

“Për 2023, buxheti për bujqit dhe fermerët e arrin shifrën e 87 milionë eurove”.

Kurti deklaroi se është i hapur dhe i gatshëm që të jetë afër gjithë kryetarëve për të mirën ekonomike, sociale dhe mirëqenien e qytetarëve të Kosovës.

Ai më tej ka thënë se ka edhe shumë projekte  e sfida të përbashkëta, por që këto sfida bashkarisht do të mund të tejkalohen.

RTK

Tags