Vdiq mbreti i fundit i Greqisë
Janar 11, 2023 07:58 Europe/Tirane
Konstandini II, mbreti i fundit i Greqisë, në moshën 82-vjeçare në Athinë vdiq të martën në mbrëmje nga një infrakt në tru.
Sipas IRNA, Konstandini II u bë mbret në vitin 1964 pas vdekjes së babait të tij, por tre vjet më vonë (1967) u detyrua të largohej nga vendi pasi ushtria greke mori pushtetin. Ai jetoi në mërgim për 40 vjet dhe u kthye në vendin e tij nga Anglia në vitin 2013. Ai deri në fund të jetës së tij jetoi në gadishullin e Peloponezit.