30-vjetori i marrëdhënieve diplomatike, Zelensky zbardh bisedën me Ramën
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i138070-30_vjetori_i_marrëdhënieve_diplomatike_zelensky_zbardh_bisedën_me_ramën
Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski ka zbardhur bisedën telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama të premten.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 14, 2023 04:16 Europe/Tirane
  • 30-vjetori i marrëdhënieve diplomatike, Zelensky zbardh bisedën me Ramën

Presidenti i Ukrainës Volodimir Zelenski ka zbardhur bisedën telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama të premten.

Përmes një postimi në Twitter, Zelensky shprehet se kishte biseduar me Ramën lidhur me hapjen e ambasadës shqiptare në Kiev dhe rëndësinë  e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainë. “Kam pasur një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar Edi Rama. Ai uroi 30-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes vendeve tona, vuri në dukje hapjen e ambasadës në Kiev. Diskutuam situatën në front, rëndësinë e rritjes së ndihmës për sigurinë në Ukrainë dhe mbështetjen e Formulës sonë të Paqes”, shkruan Zelensky.