Sllovenia përkrah Kosovën për anëtarësim në BE e KiE
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i138212-sllovenia_përkrah_kosovën_për_anëtarësim_në_be_e_kie
Nga ana e saj, ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, rikonfirmoi se Sllovenia e Kosova kanë lidhje të forta mes tyre.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 16, 2023 11:37 Europe/Tirane
  • Sllovenia përkrah Kosovën për anëtarësim në BE e KiE

Nga ana e saj, ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, rikonfirmoi se Sllovenia e Kosova kanë lidhje të forta mes tyre.

Jeton Musliu/RTKlive

Në këtë frymë, ajo uroi kosovarët për arritjen e fundit e që është marrja e datës finale për liberalizim të vizave, që është më së largu 1 janari i vitit 2024.

“Ky do të jetë hap i mirë për integrime evropiane”, tha Fajon. Ajo tha se me homologen kosovare ka biseduar për bashkëpunim mes dy vendeve.

“Sllovenia ka interes të investojë e bashkëpunojë me Kosovën në shuam fusha, si në atë të energjetike.

“Por kemi folur edhe për ambiciet e Kosovës për anëtarësim në BE e Këshillin e Evropës, për reformat në drejtim të shteti t të së drejtës”, deklaroi kryediplomatja sllovene.

Ajo konfirmoi se të gjithë janë të shqetësuar për rreziqet e sigurisë në Ballkan dhe sipas saj, duhet pasur një Ballkan Perëndimor të fortë e gjithashtu edhe një Kosovë të fortë.

“Folëm edhe pjesën veriore të Kosovës, dhe për përpjekjet e Kosovës që të përpiqet të normalizojë marrëdhëniet me Serbinë, që të mos eskalojë  situata e të vazhdojë dialogu për marrëveshjen e sponsorizuar nga BE-ja”, tha Fajon.

Ajo ritheksoi se Sllovenia është miku i Kosovës. “Nuk flas vetëm nga pozita e ministres së Jashtme, pasi  unë e njoh Kosovën dhe do t’i ofrojmë mbështetje për integrimin e saj në çdo mënyrë’, tha Fajon.

Në fakt, lidhjet e saj me Kosovën janë të forta e të hershme pasi e njëjta ishte edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Sa i përket çështjes së dialogut Kosovë-Serbi, ministrja Fajon tha se Sllovenia e mbështet këtë proces.

“Në prill do të kemi edhe zgjedhje në pjesën veriore, të cilat duhet të jenë të ndershme e të lira”, tha ajo.

Gërvalla: Të shohim gatishmërinë e Serbisë për të drejtat e pakicave

Sa i përket dialogut Kosovë-Serbi, ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, deklaroi se Kosova është e gatshme dhe e përgatitor të finalizojë këtë proces.

“Por e tillë  nuk është Serbia. Keni parë çdo ditë se si Vuçiq e Daçiq flasin se nuk do ta njohin Kosovën ,se Kosova është çerdhe e terrorizimit e shumëçka tjetër”, tha ajo.

 “Por jemi të gatshëm që me ngulm,  atë që ka thënë BE-ja,  të vazhdojmë të bisedojmë intesivisht e të flasin për tërë situatën e jo të merremi me cështje të vogla”, tha ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës.

Sa i përket Asociacionit, ministrja Gërvalla rikujtoi e ajo marrëveshje e vitit 2015,  nuk e ka kaluar testin e Kushtetutës.

“Kosova nuk do të kërkojë rrugica. Por se cilat do të jenë koncesionet e Serbisë ndaj pakicave të saj, do të shohim në kuadër të dialogut”, tha ajo.

“Edhe pse Kushtetuta jonë si rrallë ndonjë Kushtetutë në botë garanton të drejtat e minoritetit,  nëse shohim edhe gatishmërinë e Serbisë për të drejtat e pakicave në Serbi,  atëherë mund të flasim”, u shpreh kryediplomatja kosovare.

“Nuk mund të kërkohet nga Kosova të shkelë Kushtetutën e saj”.

Ajot ha se dialogu duhet të fillojë me intensitet e jo një herë në gjashtë muaj.