Kurti e Lajçak bisedojnë për hapat e ardhshëm në dialog
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i138298-kurti_e_lajçak_bisedojnë_për_hapat_e_ardhshëm_në_dialog
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në Davos të Zvicrës, ku po mbahet Forumi Botëror i Ekonomisë (WEF).
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 18, 2023 14:50 Europe/Tirane
  • Kurti e Lajçak bisedojnë për hapat e ardhshëm në dialog

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në Davos të Zvicrës, ku po mbahet Forumi Botëror i Ekonomisë (WEF).

“Fillova ditën time në Davos me një diskutim të thelluar me Kryeministrin Albin Kurti. Ne folëm për hapat e ardhshëm në dialog për normalizimin e marrëdhënieve dhe çështjet aktuale”, thuhet në postimin e Lajçak në Twitter.

Ndryshe Kryeministri Albin Kurti ndodhet në Davos të Zvicrës, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror. Ai deri tani ka takuar përfaqësues të shteteve të ndryshme.