Kryediplomatja sllovene takim me emisarin Lajçak, temë Ballkani Perëndimor
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i138532-kryediplomatja_sllovene_takim_me_emisarin_lajçak_temë_ballkani_perëndimor
Vetëm disa ditë pasi qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë, ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, takoi emisarin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 23, 2023 11:15 Europe/Tirane
  • Kryediplomatja sllovene takim me emisarin Lajçak, temë Ballkani Perëndimor

Vetëm disa ditë pasi qëndroi për vizitë zyrtare në Kosovë, ministrja e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Tanja Fajon, takoi emisarin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, njoftoi se të dy diplomatët, shkëmbyen mendime mbi situatën në Ballkanin Perëndimor.

“Ata shkëmbyen mendime mbi situatën në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në dritën e vizitave të fundit të diplomatës Fajon në Bosnje dhe Hercegovinë, Mal të Zi dhe Kosovë”, shkruan në këtë njoftim.

Fajon e cila ishte edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, më 16 janar, tani në funksionin e ri si Zëvëndëskryeministre dhe ministre e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, gjatë qëndrimit në Prishtinë, u prit në takime nga krerët e shtetit kosovar.