Hovenier: Nuk do të lejojmë Republika Srpska në Kosovë
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i139020-hovenier_nuk_do_të_lejojmë_republika_srpska_në_kosovë
Ne nuk e mbështesim asnjë marrëveshje që shkelë Kushtetutën e Kosovës dhe kundërshtojmë me forcë krijimin e çdo etniteti të ngjashëm me Republikën Srpska të Bosnjë e Hercegovinës. Kështu ka deklaruar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier pas takimit me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 01, 2023 12:58 Europe/Tirane
  • Hovenier: Nuk do të lejojmë Republika Srpska në Kosovë

Ne nuk e mbështesim asnjë marrëveshje që shkelë Kushtetutën e Kosovës dhe kundërshtojmë me forcë krijimin e çdo etniteti të ngjashëm me Republikën Srpska të Bosnjë e Hercegovinës. Kështu ka deklaruar ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeffrey Hovenier pas takimit me kryetarin e Gjakovës, Ardian Gjini.

Duke folur për takimin e djeshëm në ambasadën e SHBA në Prishtinë, Hovenier tha se ka qenë një mundësi e mirë për shkëmbimin e ideve të ndërsjella për Asociacionin.

“Ne edhe aty e bëmë të qartë se: E para është se SHBA mendon se tani ka ardhur koha që Qeveria e Kosovës të ecë përpara me Asociacionin e komunave më shumicë serbe. E dyta, ne e kemi bërë të qartë se nuk mund të ketë Republika Srpska dhe Asociacioni nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive. Dhe e treta, SHBA-të janë po ashtu të qëndrueshme për Kosovën shtet sovran demokratik shumetnik dhe i pavarur”, deklaroi ambasadori amerikan.

Ai tha se SHBA dëshirën ta sheh edhe Qeverinë e Kosovës duke e përmbushur këtë vizion dhe duke iu përmbajtur këtyre parimeve.

Ndërsa nikoqiri i takimit, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini tha se me ambasadorin Hovenier kanë biseduam për shumë gjëra për Gjakovën dhe për Kosovë.

“Mendoj se jemi populli më i bekuar që e kemi mbështetjen e demokracisë amerikane dhe aleatëve tjerë që kanë qenë bashkë me ne. Me ambasadorin Hovenier biseduam për shumë gjëra për Gjakovën për Kosovën, sepse mendoj se ambasadori Hovenier është një diplomatë i cili e njeh mirë legjislacionin dhe politikën e Kosovës dhe krejt çka është bërë gjatë 20 vjetëve të fundit”, tha Gjini.

RTK