Fillon Festivali i 21-të i Filmit Iranian në Serbi
Në Beograd, kryeqyteti i Serbisë, filloi edicioni i 21-të i Festivalit të Filmit Iranian, që përkon me rastin e përkujtimit të 44-vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik.
Sipas IRNA, edicioni i 21-të i Festivalit të Filmit Iranian në Serbi, i cili ka filluar punën dje në Beograd, kryeqyteti i Serbisë, u organizua nga zyra kulturore e Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit në Beograd dhe me bashkëpunimin e Departamentit të Përgjithshëm të Bashkëpunimit Kulturor të Organizatës së Kulturës dhe Komunikimeve Islame dhe kinemasë dhe muzeut të kinostudios serbe, në përkujtim të 44-vjetorit të fitores së Revolucionit Islamik. "Rashid Hasanpour" ambasadori i Iranit, Stanko Blaigovic, Zëvendësministri i Kulturës së Serbisë për Çështjet Ndërkombëtare, "Amir Purchiktar", Këshilltari Kulturor i Ambasadës iraniane, një grup studentësh të gjuhës persiane, iranianë dhe një numër i madh personash të interesuar për kulturën dhe kinemanë iraniane, morën pjesë në ceremoninë e hapjes së këtij festivali. Hasanpour në fillim të Festivalit të 21-të të Filmit Iranian në Serbi tha: Me mbështetjen e çmuar të qeverisë dhe interesimin dhe mirëpritjen e popullit të Serbisë, prania dhe shfaqjet kulturore dhe artistike të Republikës Islamike të Iranit në këtë vend kanë qenë të fuqishme, të vazhdueshme dhe profesionale. Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Serbi rolin e kinemasë e vlerësoi si arritjen më të madhe njerëzore në drejtimin të ndërtimit të kulturës, mirëkuptimit dhe ndërveprimit dhe tha se kinemaja është një përmbledhje e të gjitha arteve. Zëvendësministri i Kulturës i Serbisë, “Stanko Blajoviq”, nga ana e tij tha: Irani ka një pozitë të spikatur globale në prodhimin e filmit dhe filmat iranianë janë të pranishëm dhe shkëlqejnë në shumicën e festivaleve të filmit në botë.