Kurti me ambasadorët, diskutuan për dialogun dhe propozimin evropian
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i139300-kurti_me_ambasadorët_diskutuan_për_dialogun_dhe_propozimin_evropian
Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka pritur në ndërtesën e Qeverisë ambasadorët dhe diplomatët e akredituar të misioneve diplomatike në Kosovë. Temë qendrore e diskutimit ishte procesi i dialogut, propozimi evropian dhe rruga përpara, njofton ekzekutivi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 06, 2023 12:53 Europe/Tirane
  • Kurti me ambasadorët, diskutuan për dialogun dhe propozimin evropian

Kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi ka pritur në ndërtesën e Qeverisë ambasadorët dhe diplomatët e akredituar të misioneve diplomatike në Kosovë. Temë qendrore e diskutimit ishte procesi i dialogut, propozimi evropian dhe rruga përpara, njofton ekzekutivi.

Kryeministri Kurti, siç thuhet i ka njoftuar, ambasadorët me qëndrimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës përfshirë këtu edhe gjashtë pikat e prezantuara në Seancën e Kuvendit javën e kaluar në lidhje me marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013.

Ndër të tjerash, ai tha se Kosova ka dëshmuar përkushtimin e saj për dialog përmes qasjes konstruktive dhe propozimeve kreative.

“Kurti po ashtu shprehu gatishmërinë e tij për takime të radhës në Bruksel të nivelit të lartë politik dhe intensifikim të procesit të dialogut për normalizim të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër”, thuhet në njoftimin e Qeverisë pas takimit me diplomatët ndërkombëtarë të akredituar në Kosovë.

RTKlive