Konjufca: Dialogu të përmbyllet me njohje reciproke
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i139346-konjufca_dialogu_të_përmbyllet_me_njohje_reciproke
Kryetari Glauk Konjufca priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomáš Szunyog.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 07, 2023 12:12 Europe/Tirane
  • Konjufca: Dialogu të përmbyllet me njohje reciproke

Kryetari Glauk Konjufca priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, ambasadorin Tomáš Szunyog.

Në takim u shkëmbyen pikëpamje për zhvillimet aktuale politike, aktivitetin dhe prioritetet e Kuvendit, si dhe për bashkëpunimin e ndërsjellë dhe agjendën evropiane të Republikës së Kosovës.

"Kryetari Konjufca ritheksoi se procesi i dialogut me Serbinë duhet të përmbyllet me marrëveshje ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme për normalizimin e plotë të raporteve me njohjen reciproke në qendër. Kryetari Konjufca dhe ambasadori Szunyog shprehën gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit në funksion të mbështetjes së Kuvendit dhe trupave të tij", njofton Kuvendi i Kosovës.

RTKlive