Protesta e opozitës, Berisha: Rama të largohet/ Të hënën protestë para Parlamentit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i139604-protesta_e_opozitës_berisha_rama_të_largohet_të_hënën_protestë_para_parlamentit
Duke e konceptuar si një spektakël protestën e tyre, nisja e tubimit të opozitarëve u parapri me hapjen e zarfit të zi për Edi Ramën.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 12, 2023 06:42 Europe/Tirane
  • Protesta e opozitës, Berisha: Rama të largohet/ Të hënën protestë para Parlamentit

Duke e konceptuar si një spektakël protestën e tyre, nisja e tubimit të opozitarëve u parapri me hapjen e zarfit të zi për Edi Ramën.


Nga ndikimi i “Big Borther VIP” nuk kishte si të shpëtonte as protesta e opozitës, por ndryshimi mes “Big Brother VIP” dhe opozitës, është se spektakli mbledh më shumë audiencë pa ftuar askënd, ndërkohë opozitën ketë herë duket se e tradhtuan edhe numrat megjithëse kishte 3 javë kohë për organizimin e tubimit.Dhe ky fenomen e ka një shpjegim se shqiptarët priren të ndjekin figura të reja siç janë banorët e “Big Brother VIP” në raport me imazhet e lodhura të politikanëve të cilët janë të njëjtit prej 30 vitesh. Vendimin për të larguar nga Shqipëria opozitarët vendosin t’ia komunikonin poshtë zyrës së Edi Ramës. Frika nga incidenti i ndodhur në 6 dhjetor kishte bërë që Sali Berisha të përforconte kordonin e sigurisë, ndërkohë sinjali për marshim drejt bulevardin u prodhua nga zyra e shtypit të PD-së.Por, Edi Rama e zhgënjeu kundërshtarin e tij politik, teksa u shfaq kreativ në rrjete sociale duke ndërtuar poça balte në shtëpinë e tij.Dorëheqja e Edi Ramës ishte kryefjalë e artikulimit jo vetëm të Berishës por edhe Ilir Metës, i cili e braktisi aleatin e tij menjëherë sapo fjalimet u mbyllën.Skenari i protestës parashikonte një shëtitje të kryedemokratit në bulevard, me intenerar nga Kryeministria tek godina e Parlamentit, për tu zhvendosur më pas tek Ministria e Brendshme. Një ndalesë e shkurtër tek shkallet e Bashkisë për të shënuar më pas edhe precendentin e parë të tubimit në selinë e rivalit. Ashtu si dikur paraardhësi i tij, protestën vendosi ta mbylle në shkallët e selisë blu, por ndryshe nga Basha, Berisha zgjodhi të mos këndonte.