Kurti konfirmon gatishmërinë për takim me Vuçiç
Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për ta pranuar planin franko-gjerman.
Në një telefonatë me Këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet, kryeministri Albin Kurti e konfirmoi gatishmërinë për takim në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mbi bazën e këtij propozimi. Por një njohës i zhvillimeve politike e ka theksuar rëndësinë për unitet politik përbrenda Kosovës karshi zhvillimeve rreth dialogut me SerbinëKryeministri Albin Kurti ia ka konfirmuar këshilltarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, gatishmërinë për takim me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, mbi bazën e planit franko-gjerman për dialogun.Konfirmimi u bë nga Zyra e kryeministrit, një ditë pasi që Chollet e mirëpriti pranimin e këtij plani nga ana e Kosovës. Ai e ka interpretuar veprim si me përfitime për të dyja palët e përfshira në dialog. “Kryeministri Kurti konfirmoi gatishmërinë e tij për takime të radhës të nivelit të lartë politik dhe shprehu pajtimin e tij për nevojën për intensifikim të procesit të dialogut. Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar dhe konstruktive në dialog, sepse dëshiron marrëdhënie të mira fqinjësore dhe integrim në BE dhe NATO”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.Pranimi i planit ka gjeneruar sinjale të mbështetjes ndërkombëtare për Qeverinë, porse jo edhe nga të gjitha subjektet opozitare në Kosovë.