Osmani e admirali Munsch flasin për sigurinë në rajon
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i139990-osmani_e_admirali_munsch_flasin_për_sigurinë_në_rajon
Në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Munih, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 19, 2023 10:50 Europe/Tirane
  • Osmani e admirali Munsch flasin për sigurinë në rajon

Në kuadër të Konferencës së Sigurisë që po mbahet në Munih, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me admiralin Stuart B. Munsch, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli.

Presidentja Osmani ka shprehur mirënjohje për punën e NATO-s në Kosovë përgjatë këtyre 23 viteve në mbrojtje të sigurisë e stabilitetit.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, me ç’rast u potencua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë përderisa ballafaqohemi me këto sfida në rajonin tonë dhe përtej.

RTKlive