Ministri i Jashtëm i Serbisë: Njohja e Kosovës është e papranueshme
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i140066-ministri_i_jashtëm_i_serbisë_njohja_e_kosovës_është_e_papranueshme
Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se qëndrimi i Beogradit në dialogun me Prishtinën është i qartë, duke thënë se nuk ka bisedime të mëtejshme derisa të përmbushet marrëveshja e Brukselit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 21, 2023 04:40 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm i Serbisë: Njohja e Kosovës është e papranueshme

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se qëndrimi i Beogradit në dialogun me Prishtinën është i qartë, duke thënë se nuk ka bisedime të mëtejshme derisa të përmbushet marrëveshja e Brukselit.

Daçiç tha se anëtarësimi i Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe njohja ndërkombëtare janë të papranueshme, shkruan Euronews Serbia. Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, pas panelit për Ballkanin Perëndimor, i cili ishte i mbyllur për publikun, Daçiç bëri të ditur se iu tha pjesëmarrësve se Serbia dëshiron paqen, por sipas tij, është irrituese kur të gjithë flasin për parimin e integritetit territorial dhe askush nuk mendon për Serbinë. Ai theksoi se në panel ka përsëritur se kjo nuk është një temë e re dhe se është diskutuar para 10 vjetëve në Mynih dhe konferenca të ngjashme dhe se ka marrë pjesë në emër të Serbisë “në një projekt evropian të quajtur Marrëveshja e Brukselit”. “Nëse do të ishim nën presion nga Angela Merkel, Hillary Clinton, Catherine Ashton dhe e gjithë BE-ja, Hashim Thaçi dhe unë e nënshkruam atë marrëveshje vetëm për të pritur 11 vjet më vonë Albin Kurtin për të thënë se nuk është i interesuar për të. Për çfarë integriteti të BE-së po flisni këtu? Dhe çfarë mund të presin pjesëmarrësit e të gjitha këtyre bisedimeve nëse ju e trajtoni kështu Marrëveshjen e Brukselit”, nënvizoi Ministri i Jashtëm i Serbisë.