Kurti: Një Administratë efikase parakusht për zhvillimin e sektorëve tjerë
(last modified Tue, 21 Feb 2023 12:54:16 GMT )
Shkurt 21, 2023 13:54 Europe/Tirane
  • Kurti: Një Administratë efikase parakusht për zhvillimin e sektorëve tjerë

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencën vjetore – par progresi Kosovë 2023. Kjo konferencë vjetore ka për qëllim të diskutojë në lidhje me aspektet kryesore të Reformës së Administratës Publike në Kosovë, sfidat si dhe zgjidhjet potenciale, duke mbledhur në një diskutim të gjerë, ekspertë dhe profesionistë vendor dhe ndërkombëtar.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për zhvillimet rreth reformës së administratës, pagat që janë të caktuar me ligjin e pagave, si dhe ligjin për zyrtarët publikë, e që sipas tij janë dy ligje shumë të rëndësishme për administratën.

“Sot më nuk përbën risi që një administratë efikase është parakusht thelbësor i zhvillimit edhe të sektorëve të tjerë, nuk paraqet risi as fakti që reforma e administratës është një prej objektivave në programin e qeverisë sonë”, tha ai, raporton RTKlive. Sipas tij Republika e Kosovës, qartë e ka synim anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Sipas tij Republika e Kosovës ka shprehur qartazi synimin për anëtarësim evropian andaj Reforma në Administratë Publike është e domosdoshme. Për qeverinë tonë ka qenë jetike që meritokracia dhe transparenca të jenë ndër elementet kryesore në këtë aspekt argumentoi ndër të tjera Kurti.

Vetëm një qasje e bazuar në këto parime mund të adresojë gabimet e bëra në të kaluarën. Ai tha se Ministria e Punëve te Brendshme ka nisur një reformë ambicioze, dhe me ligjin e pagave ka arritur të eliminojë një diskriminim në pozita që ka prezentë në të kaluarën. 

Ai theksoi gjithashtu me hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga në sektorin publik, në Republikën e Kosovës për herë të parë kemi një sistem të unifikuar të pagës në sistemin publik dhe po mënjanohet pabarazia drastike në pagë çfarë ishte në të kaluarën. Dallimi mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët nga 20 sa ishte dikur tani është zbritur në vetëm 4,70 herë. Kemi rritje të buxhetit për paga prej 105 milionë euro ka thënë ai.

Ndërsa Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, z. Szunyong ritheksoi rëndësinë e reformës në administratë publike për rrugën drejtë Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se një zhvillim pozitiv në rrugën e digjitalizimit të administratës. Gjithashtu në fjalën e tij ai vuri theksin në rëndësinë e konsultimeve me shoqërinë civile. Ambasadori shprehi keqardhjen e BE-së si qeveria e ka shqyrtuar ligjin për zyrtarë publikë dhe asnjë koment i EU dhe SIGMA nuk është marrë për bazë. Ai theksoi se BE beson se ky ligj nuk e bën sektorin civil atraktiv për personat e talentuar.

Ndryshe GLPS ka monitoruar vazhdimisht reformën e administratës publike në Kosovë, duke ofruar një perspektivë të shoqërisë civile mbi këtë proces. Ndër vite, Kosova ka shënuar përparim të ndjeshëm në procesin e reformës së administratës publike, megjithatë, ky progres nuk është përmbushur mjaftueshëm dhe rruga përpara mbetet sfiduese.

Tags