Kurti bisedë telefonike me Erdogan, ja për çfarë diskutuan
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i140684-kurti_bisedë_telefonike_me_erdogan_ja_për_çfarë_diskutuan
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi këtë të shtunë një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 05, 2023 08:58 Europe/Tirane
  • Kurti bisedë telefonike me Erdogan, ja për çfarë diskutuan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi këtë të shtunë një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Në emër të Qeverisë së Republikës dhe popullit të Kosovës, Kurti i shprehu ngushëllime Presidentit Erdogan, e përmes tij, familjarëve të viktimave të tërmetit dhe mbarë popullit të Turqisë. Ndër të tjera, u bisedua edhe për takimin që Kurti pati me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç më 27 shkurt në Bruksel. “U bisedua edhe për takimin e fundit në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çfarë Presidenti Erdogan përshëndeti rezultatin e arritur, duke shprehur mbështetjen e tij kryeministrit Kurti dhe gatishmërinë për të ndihmuar”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.