Plagosi policët në Kosovë dhe dogji makinat në Veri, arrestohet 35-vjeçari
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i141890-plagosi_policët_në_kosovë_dhe_dogji_makinat_në_veri_arrestohet_35_vjeçari
Policia e Kosovës ka arrestuar një person si të dyshuar për djegien e makinave me targa të Republikës së Kosovës, në Veri.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Prill 02, 2023 08:10 Europe/Tirane
  • Plagosi policët në Kosovë dhe dogji makinat në Veri, arrestohet 35-vjeçari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person si të dyshuar për djegien e makinave me targa të Republikës së Kosovës, në Veri.

Në një komunikatë zyrtare për shtyp policia e Kosovës bën me dije se personi në fjalë është i dyshuar edhe për sulmin me armë ndaj automjeteve të policisë së Kosovës, ku u plagosën dy efektivë. Materialet hetimore në ngarkim të tij i kanë kaluar organeve të drejtësisë në Kosovë, të cilat po punojnë për dokumentimin e veprave penale të kryera. “Arrestimi i të dyshuarit mashkull kosovar i nacionalitetit serb (M. B. 1987), është kryer sot rreth orës 17:00, pas hetimeve intenzive të kryera nga njësitet relevante policore. Personi i dyshuar, tanimë i arrestuar dyshohej për përfshirje në rastin e sulmit me armë zjarri ndaj njesisë së Policisë së Kosovës, ku si pasojë dy zyrtarë policor kishin pësuar plagë nga arma e zjarrit. Lidhur me këtë rast kundër tij ishte ngritur kallëzim penal për veprat penale “Pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Vrasje në tentativë”, “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare”. I njejti, gjithashtu është i dyshuar edhe për djegien e veturave në rajonin e Zubin Potokut, të cilat ishin regjistruar në targa të Republikës së Kosovës”, njofton policia në Kosovë.