Milatoviç: Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi sa më shpejt
(last modified Thu, 13 Apr 2023 09:21:20 GMT )
Prill 13, 2023 11:21 Europe/Tirane
  • Milatoviç: Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi sa më shpejt

Presidenti i zgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç, tha të mërkurën se zgjedhjet parlamentare duhet të mbahen sa më shpejt që të jetë e mundur me pëlqimin e të gjitha partive.

Presidenti aktual i Malit të Zi Milo Gjukanoviç, i cili humbi nga Milatoviç në zgjedhje, bëri thirrje për zgjedhje të jashtëzakonshme dy ditë para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale më 19 mars. I pyetur për të komentuar nismën e kryeministrit Dritan Abazoviç për anulimin e dekreteve të presidentit aktual Milo Gjukanoviç, Milatoviç tha se e ka parë atë, por se për momentin nuk mund të thotë asgjë për këtë. “Është e rëndësishme që Mali i Zi të ketë zgjedhje sa më shpejt që të jetë e mundur dhe kjo duhet të jetë me pëlqimin e të gjitha partive. Dëshiroj të ndërpres praktikën e Gjukanoviçit, e cila ishte në prag të keqpërdorimit të sistemit. Gjërat duhet të zgjidhen përmes dialogut”, u tha Milatoviç gazetarëve në Podgoricë, më 12 prill. Ai theksoi se është e nevojshme të respektohet dekreti që është në ligjërisht në fuqi dhe i referohet zgjedhjeve, transmeton Beta. “Gjykata Kushtetuese nuk ka sjellë një përfundim për atë dekret dhe unë si president, nga 21 maji, do të veproj në përputhje me ligjin dhe kushtetutën. Dekreti është në fuqi, kalendari zgjedhor ka nisur të rrjedhë, listat dorëzohen deri më 16 maj. Kjo është situata”, tha Millatoviç.

Tags