Bislimi: Me heqjen e vizave Kosova më afër BE-së
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i142724-bislimi_me_heqjen_e_vizave_kosova_më_afër_be_së
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pas nënshkrimit të aktit ligjor, në një konferencë për media në Strasburg, falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në procesin e liberalizimit të vizave, përmes të cilës qytetarët e Kosovës do të mund të qarkullojnë lirshëm ne zonën e Shengenit nga 1 janari 2024.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 19, 2023 14:05 Europe/Tirane
  • Bislimi: Me heqjen e vizave Kosova më afër BE-së

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, pas nënshkrimit të aktit ligjor, në një konferencë për media në Strasburg, falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në procesin e liberalizimit të vizave, përmes të cilës qytetarët e Kosovës do të mund të qarkullojnë lirshëm ne zonën e Shengenit nga 1 janari 2024.

Më tej Bislimi përshkroi procesin e liberalizmit të vizave, që sipas tij ka qenë proces i gjatë e i vështirë, ku siç tha ai, ka marrë 11 vjet për ta përmbyllur këtë proces.

“Për shumë vite kishte ngecur në Këshill dhe nganjëherë dukej si e pamundur tejkalimi i pengesave, megjithatë ne bëmë argumentin tonë, jo vetëm duke përmbushur kriteret, por Kosova ka bërë luftën kundër korrupsionit, në sundimin e ligjit, lufta kundër krimit të organizuar, si dhe menaxhimit të kufirit”

Bislimi tutje shtoi se këto arritje nuk ka mundur të injorohen e të tejkalohen, ngase sikundër tha ai, është punuar me te gjitha shtetet anëtare që këto të realizohen, teksa falënderoi në emër të qytetarëve të Kosovës secilin që ka qenë kontributdhënës në këtë proces.

Ndërkaq raportuesi për viza për Kosovën, Thijs Reuten, deklaroi se Kosova ka punuar shumë për të plotësuar të gjitha kushtet dhe për t’i përmbushur ato para shumë vjetësh dhe tashmë po shpërblehet për këtë gjë, teksa shtoi se nuk është vetëm moment i rëndësisë së madhe për Kosovën, por është me rëndësi edhe për ne, pasi BE-ja përfundimisht e përmbushi premtimin e vetë.

Vendimi i nënshkruar sot, do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit. Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen nga data 1 janar 2024.

RTKlive