Borrell: Palët kanë ndërmarrë një hap drejt themelimit të Asociacionit
https://parstoday.ir/sq/news/balkans-i143354-borrell_palët_kanë_ndërmarrë_një_hap_drejt_themelimit_të_asociacionit
Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka dalë me një deklaratë zyrtare pas përfundimit të takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç ku u dakordua Deklarata për Personat e Zhdukur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 03, 2023 04:49 Europe/Tirane
  • Borrell: Palët kanë ndërmarrë një hap drejt themelimit të Asociacionit

Përfaqësuesi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka dalë me një deklaratë zyrtare pas përfundimit të takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiç ku u dakordua Deklarata për Personat e Zhdukur.

 Borrell, në një konferencë për mediat ka thënë se palët kanë ndërmarrë gjithashtu edhe një hap drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ndonëse ka thënë se ka dallime të mëdha mes Kosovës dhe Serbisë mbi këtë çështje.  “Grupi menaxhues u prezantoi draftin e parë, nuk është finali, por është një pikë fillimi. Kjo është në linjë me Artikullin 5 të marrëveshjes. Drafti u vendos në tavolinë. Kryeministri Albin Kurti ndau pikëpamjen e tij për mbrojtjen e komunitetit serb në Kosovë. Ashtu siç pritej, qëndrimet e palëve janë shumë larg. Nuk prisja diçka ndryshe. Por ata ranë dakord për të nisur negociatat për asosacionin mbi këtë draft. Në Europë ka shumë modele të asosacioneve dhe që mund të merren parasysh”, tha Borrell.